E gjeni dot se ku u fsheh Shekspiri? Shkrimtari i famshëm ndodhet midis personazheve të veprave më të njohura

Enigmat dhe iluzionet optike na kujtojnë se jetojmë në një botë tredimensionale, kështu që truri ynë merr informacion në lidhje me thellësinë, hijen, ndriçimin dhe pozicionin për të na ndihmuar të interpretojmë atë që shohim dhe të dallojmë atë që fshihet.

Sfida e fundit paraqet William Shakespeare të fshehur mes personazheve nga disa prej veprave të tij më të famshme, duke përfshirë Hamletin, Lady Macbeth, Romeo dhe Zhulieta dhe Othello.

Kjo enigmë u krijua nga Sali-Anne Heron për nder të shkrimtarit më të famshëm në botë në përvjetorin e vdekjes së tij, shkruan “Daily Mail”.

Bardi në fakt fshihet, pak sipër Lady Macbeth.

Sa kohë ju është dashur për ta dalluar atë? Na shkruani në komente.