E fundit: Bournemouth i prish planet Milanit, dërgon ofertë 30milion euro për Zaniolon

Lajmi i fundit vjen nga gazetari i mirënjohur Fabrizio Romano, lidhur me sulmuesin romak, Nicolo Zaniolo.

Sipas raportimeve të tij, klubi anglez Bournemouth ka dërguar një ofertë goxha të bukur për Romën në vlerë prej 30 milion eurove plus bonuse për sulmuesin italian, Zaniolo, informon Zhurnal.

Ndërkohë Milani që prej disa ditësh ka arritur akord me lojtarin. Milani edhe me Romën thuhet se ka arritur marrëveshje duke ofruar huazim 2 milion euro me të drejtë blerje e cila bëhet obligim nëse kualifikohen në ligën e kampionëve, e shuma e përgjithshme do të arrinte diku 24-25 milion euro. Derisa të zgjidhet e gjithë situata, vullneti i lojtarit do të jetë krucial./Zhurnal.mk