E fundit: Arrestohen 5 persona nga Batinca, kërkohen edhe 3 të tjerë (Video)

Shkup, 10 qershor – Janë arrestuar pesë persona nga Batinca e Shkupit. Ata akuzohen për “zhvatje”.

Njësia për Krim të Dhunshëm, dje kanë ngritur padi penale me procedurë të shpejtë kundër tetë personave, për veprën penale “zhvatje” sipas nenit 258 nga kodi penal, dhe atë kundër J.K (34), M.T (47), R.S (51), Xh,Q(46), E.Ç (42), M.R (32), S.R (33) dhe B.R (34) të gjithë nga Batinca.

Më datën 08.06.2022 një banor i Batincëc ka denocnuar se më datën 05 qershor rreth orës 20:30 në një kazino në fshatin Batincë, ku pas një fjalosje verbale me M.T, është thirur edhe J.K dhe i dëmtuari është mbajtur aty për një kohë të gjatë, është sulmuar fizikisht me mjete të rënda. Ata me kërcënime e kanë detyruar atë që më së voni më 10.06 (sot) t’u paguajë atyre 50 mijë euro, ndërsa i’a kanë marë edhe veturën “Porsche Cayenne”, ku ka patur para dhe dokumente personale, informon Zhurnal.

Pas vërtetimit të identitetit të tetë kryerësve prë veprën penale, nga ana e policisë është kryer bastisje në shtëpitë e tyre dhe janë arrestuar J.K, M.T, R.S, Xh.Q, E.Ç ndërsa M.R, S.R dhe B.R kanë ikur. Për ta është shpallur fletarrest qëndror. Pas kërkimeve nga ana e policisë, në rrugën e vjetër drejt fshatit Koliçan, është gjetur dhe është marë vetura.

Nga ana e gjykatësit, personit J.K i është shqiptuar paraburgim prej 30 ditëve ndërsa të tjerëve u janë shqiptuar masat e kujdesit./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/mvr.gov.mk/videos/5275490202489085/