Dybala do të jetë gati për ndeshjen ndaj Inter

Roma ka marrë lajme të mira nga Paulo Dybala.

Ylli argjentinas, Paulo Dybala do të jetë gati të jap kontributin e tij në ndeshjen derbi ndaj Inter.

Gianluca Di Marzio ka bërë të ditur se Roma janë gati të mirëpresin rikthimin e Dybala, para ndeshjes së 1 tetorit.

Lojtari pritet të jetë startues në atë ndeshje, ndonëse javëve të fundit nuk u aktivizua.

28-vjeçari nuk luajti ndaj Atalanta, pasi pësoi një lëndim në përgatitjet e fundit para ndeshjes.

Dybala ka shënuar tri gola dhe ka shtuar dy asistime në gjashtë ndeshje këtë edicion në Serie A. Ky sezon është i pari me fanellën e Romës.