Dy zjarre të reja – në Bogosllovec, Sveti Nikollë dhe Leshani, Ohër
Shkup, 5 gusht – Bogosllovec në Sveti Nikollë, ku janë djegur katër shtëpi dhe fshati Leshani në Ohër, në këtë moment janë dy vatrat më të reja. Në këto vende pasdite kanë shpërthyer zjarre, ndërsa në shuarjen janë përfshirë zjarrfikës, popullata vendore dhe pjesëtarë të Ekonomisë pyjore.
Siç kumtoi sot në konferencë për shtyp drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov dhe bashkëpunëtorët e tij, tani për tani nuk mund të thuhet numri i saktë i zjarreve në vend, pasi ndërrohet nga minuta në minut. Po veprohet me të gjitha mjetet dhe resurset në dispozicion, por kushtet kohore e ndërlikojnë situatën dhe e vështirësojnë qasjen.
Vetëm në rrethinën e Kumanovës për një orë jo të plotë janë paraqitur shtatë zjarre të reja. Shkak për gjendjen e tij alarmante janë temperaturat e larta dhe era e fuqishme. Në Shkup, megjithatë, aktivë janë 18 zjarre, prej të cilave tre më kritikë, në Kuçkovë drejt Svillares së Poshtme, mes Dobro Dollit dhe Rakoticit në Sopishtë, si dhe në Bllacë të Epërme.
Në terren në këtë moment janë rreth 300 ushtarë nga Armata. Veprojnë tre helikopterë nga Serbia, ndërsa gjithsej janë katër në disponim, tre për shuarje dhe një për mbikëqyrje. Nga Bullgaria kanë ardhur 25 zjarrfikës me 11 automjete, nga Sllovenia 40 zjarrfikës me 16 automjete dhe nga Austria priten 120 zjarrfikës me 40 automjete.
Sopishta ka kërkuar 50 ushtarë për shuarjen e zjarrit, ndërsa Kumanova 80. Aty për një orë jo të plotë kanë shpërthyer shtatë zjarre.
Angellovi apelon që të mos përhapet panikë. Ai tha se po bëhet maksimumi dhe u bëri thirrje qytetarëve që të jenë eksremisht të kujdesshëm pasi, siç theksoi, mjaftë është vetëm një shkëndijë e vogël nga një aparat elektrik ose bisht të cigares që të shpërthejë zjarri. Sipas tij, ekzistojnë disa dyshime se bëhet fjalë për djegie të qëllimshme. Ai edhe një herë u përqëndrua në informatat lidhur me helikopterët. Sqaroi se ato serbe janë më të vogla dhe mund të fluturojnë më pak pasi kanë më pak derivate, ndërsa problem i dytë është era. Në këtë moment, informoi, helikopteri i Armatës së Maqedonisë vepron në rrethinën e Kumanovës, ndërsa ato serbe nuk kanë mundur të fluturojnë pasi janë të lehta. Era e fuqishme e rrezikon sigurinë e tyre.