Dy viktima gjatë të shtënave në një kishë në Alabama

Dy persona humbën jetën, ndërsa një është lënduar gjatë të shtënave në një kishë në shtetin amerikan Alabama. Sulmuesi është arrestuar, njoftuan sot autoritetet.

Të shtënat kishin ndodhur gjatë tubimit të një grupi të vogël në kishën episkopale “Shën Stefan” në Uestavia Hills, qytet me rreth 34.000 banorë.

I arrestuari ka hyrë në kishë dhe kishte gjuajtur, me çka janë lënduar tre persona, prej të cilëve dy u janë nënshtruar lëndimeve.

“Kjo nuk do të duhej të ndodhë asnjëherë – as në kishë, as në shitore, as në qytet as kudo qoftë”, deklaroi guvernatorja Kej Ajvi.