Dy shtete europiane do t’i dërgojnë tanke Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia po bashkëpunojnë për të furnizuar Ukrainën me tanke.

“BBC” raporton se ukrainasit pritet të marrin tanket polake “T-72”. Ndërkohë, tanket polake të dërguara në Ukrainë do të zëvendësohen me tanket britanike “Challenger 2”.

Tanket janë lëvizja më e fundit e britanikëve ndaj Ukrainës, krahas mjeteve të tjera të blinduara që do të dërgohen, për të cilat është vendosur më herët.

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace pritet të bëjë një deklaratë më vonë në lidhje me këtë vendim të rëndësishëm.

Boris Johnson ka thënë në një konferencë shtypi në Nju Dehli më herët se kjo përfaqësonte një intensifikim të mbështetjes ushtarake për Ukrainën.