Dy shtetasit e fundit të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar nga Gaza

Shkup, 14 nëntor – Çifti i cili kishte mbetur i bllokuar në Rripin e Gazës është evakuuar. Për momentin ata janë zhvendosur në Kajro të Egjiptit.

“Lajmi i mrekullueshëm sapo mbërriti nga Kajro dhe Tel Avivi. Çifti, dy shtetasit tanë të fundit që ndodheshin në zonat e rrezikut janë evakuuar nga Gaza. Ata janë aktualisht në strehim të sigurt dhe të përkohshëm në Kajro dhe së shpejti do të kthehen në shtëpi”, publikoi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në profilin e tij në Fejsbuk.

Osmani ka falënderuar për profesionalizmin e kryerësve të detyrës ambasadorë në Tel Aviv dhe Kajro, Maçej Kaçorovski dhe Elma Altorok, të cilët siç thekson, kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme në komunikimin e vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit.