Dy shoqet, Kendall Jenner dhe Gigi Hadid duken plot stil në një daljeje të thjeshtë në New York

Kendall Jenner dhe shoqja e saj Gigi Hadid duken më elegante se kurrë gjatë një daljeje së bashku në New York, të mërkurën.

Modelja Kendall, 29 vjeçe, ishte e veshur me shumë stil, duke zgjedhur një bluzë elegante në ngjyrë krem të kombinuar me xhinse blu me prerje të drejtë dhe balerina të zeza.

Ylli i “The Kardashians” i kishte lëshuar flokët e errët në një stil të drejtë dhe të lëmuar, ndërsa pamjen e kishte kompletuar me syze dielli dhe vathë të vegjël me gurë.

Ndërkohë, Gigi kishte zgjedhur një veshje më të lirshme, duke u parë me pantallona kamuflazh dhe një bluzë me mëngë të gjata, të kombinuara me një palë balerina Miu Miu.

Gigi mbante një çantë rozë në sup dhe kishte shtuar disa aksesorë interesantë, përfshirë një varëse me perla dhe syze moderne.

Të dyja ndodhen në qytet pasi morën pjesë në Met Gala të hënën në mbrëmje.

Dalja e tyre ndodh pas raportimeve se Kendall është përballur me ish-partnerin e saj, këngëtarin Bad Bunny, pasi besohet se janë takuar në Muzeun Metropolitan të Artit.

“U ndeshën brenda në event,” i tha një i ftuar për DailyMail.com. “U përshëndetën dhe kaluan pak kohë bashkë. Kanë qëndruar në kontakt”.