Dy paqeruajtës të KB-së e kanë humbur jetën në një shpërthim në Mali, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur
Një automjet i blinduar i KB-së sot ka hasur në një minë në pjesën qendrore të Malit, në shpërthimin e të cilës e humbën jetën dy paqeruajtës egjiptianë ndërsa pesë u plagosën rëndë në një tjetër incident caku i të cilit ishte misioni i KB-së në vendin e Afrikës Perëndimore i cili përballet me kryengritjeje islamike.
Zëdhënësi i KB-së Stefan Duzharic deklaroi se 10 paqeruajtës të KB-së e kanë humbur jetën në Mali në gjashtë muajt e parë të vitit 2022.
Në incidentin e sotëm, tha ai, automjeti i blinduar nga një kolonë logjistike e KB-së ka hasur në një minë në rrugën e saj nga Tesalit, qytet në veri-qendër të Saharasë, drejt qytetit qendror Gao.

