Dy gjigantët evropianë në garë për Victor Osimhen – gati për ‘luftë’ ofertash në verë

Mediumi spanjoll AS raporton se Victor Osimhen po tërheq vëmendje të konsiderueshme nga klubet më të mira evropiane, me Barcelonën dhe Juventusin që kryesojnë garën pas paraqitjeve të tij të spikatura në Galatasaray.

Sulmuesi nigerian, aktualisht i huazuar nga Napoli , ka qenë në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 21 gola në Superligën e Turqisë këtë sezon dhe e ardhmja e tij është ende pezull.  

Barcelona është e etur për të forcuar linjën e saj sulmuese, duke e parë Osimhen si një zëvendësues ideal për Robert Lewandowskin, i cili edhe pse po shkëlqen me gola, është në vitet e fundit të karrierës.  

Blaugranët e shohin Osimhenin si një lojtar kyç për të udhëhequr sulmin e tyre në sezonet e ardhshme. Krahas Osimhenit, klubi i njohur, po vështron edhe Viktor Gyokeresin e Sporting Lisbonës, si një tjetër kandidat kryesor në radarin e Barcelonës.