Dumfries fillon testet mjekësore para zyrtarizimit si lojtar i ri i Interit
Denzel Dumfries ka filluar testet mjekësore në Milano pasi Interi ka rënë dakord për një transferim nga PSV Eindhoven për 12 milionë euro plus bonuse.
Mbrojtësi i djathtë fluturoi mbrëmë në Aeroportin Linate, ku ai u tha gazetarëve se ishte “shumë i lumtur, gati dhe i uritur” për këtë sfidë të re.
Marrëveshja u arrit për 12 milionë euro plus 2.5 milionë euro shtesë, pasi Dumfries i kishte premtuar prej kohësh vetes Nerazzurrëve, duke refuzuar të gjitha ofertat e tjera.
Ai është trashëgimtari natyral i Achraf Hakimi, i cili u shit në Paris Saint-Germain këtë verë për rreth 70 milionë euro.
Dumfries është investimi i parë me paratë e përdorura nga shitja e Romelu Lukaku prej 115 milionë eurosh te Chelsea, por nuk pritet të jetë i fundit.
Interi pritet të transferojë edhe sulmuesin Edin Dzeko dhe njërin në mes të Joaquim Correa, Duvan Zapata apo Lorenzo Insigne.