Duhen zgjidhje të reja për të anashkaluar sanksionet amerikane

Presidenti iranian Ebrahim Raisi theksoi sot se për të anashkaluar sanksionet “drakonike” të SHBA-ve duhen zgjidhje të reja, duke theksuar se zgjerimi i Organizatës së Shangait për Bashkëpunim (OSHB) do të ndihmonte kundër qasjes së njëanshme të Uashingtonit.

Duke i’u drejtuar pjesëmarrësve të Samitit të OSHB-së në Samarkand, Raisi bëri thirrje për forcimin e tregtisë së lirë ndërmjet vendeve anëtare, si dhe bashkëpunimin e tyre në sferën financiare dhe bankare.

“OSHB-ja duhet të sjellë vendime të reja dhe të ndërmarrë masa konkrete kundër sanksioneve drakoniane të SHBA-ve dhe unilateralizmit të saj, siç është tregtia e qëndrueshme ndërmjet vendeve anëtare”, tha ai.

Teherani, i cili po përpiqet të dalë nga izolimi ekonomik i vendosur nga sanksionet amerikane, dje nënshkroi një Memorandum anëtarësimi në OBSH. Organizata u krijua në vitin 2001 si një organ këshillues për Rusinë, Kinën dhe disa ish-republika sovjetike të Azisë Qendrore, katër vjet më vonë ajo u zgjerua me pranimin e Indisë dhe Pakistanit. Ambiciet e OSHB-së janë të luajë një rol më thelbësor si kundërpeshë ndaj ndikimit perëndimor në rajon.