“Dueti anglez” për Aouar – Leicester dhe Nottingham Forest interesohen për lojtarin

Leicester City dhe Nottingham Forest janë të interesuar për mesfushorin e Lyonit, Houssem Aouar.

Të dyja palët e kanë kontaktuar skuadrën franceze në lidhje me çmimin që i kanë vënë lojtarit.

“Dhelprat” po e shohin me prioritet nënshkrimin me mesfushorin, pasi konsiderojnë se mund ta humbin në fund të merkatos James Maddisonin.

Në anën tjetër, dy herë fituesit e Champions League duan të jenë sa më seriozë në garë për të qëndruar në elitën e futbollit anglez edhe pas këtij edicioni.

Mbetet të shihet se cila nga skuadrat do të dalë triumfuese në këtë garë, apo lojtari do të vendosë të qëndrojë të Lyoni.