Dua Lipa shfaqet pa makijazh dhe veshje të thjeshtë gjatë një daljeje në Londër

Dua Lipa bëri një paraqitje Londër gjatë të mërkurës (5 tetor) teksa u pa e veshur me një palë xhinse të gjera.

Këngëtarja, 27 vjeçe, dukej e lezetshme ndërsa përshtati veshjen me një xhaketë të kuqe të cilën e kombinoi edhe me një palë atlete të bardhë.

Ajo tregoi bukurinë e saj natyrale duke u shfaqur pa makijazh për shëtitje teksa ecte rrugëve me telefonin e saj në dorë.

Dua i mbante gjërat e saj në një çantë të madhe të zezë dhe e pajisur me një palë vathë jeshilë që binin në sy.

Dalja e saj vjen disa ditë pasi Daily Mail raportoi se ajo ishte parë për darkë me komedian dhe moderatorin, Trevor Noah.

Dua dhe Trevor u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar gjatë takimit të darkës së tyre miqësore në “Miss Lily’s”, një restorant xhamajkan.

Ata dukeshin se kishin kimi, veçanërisht kur e mbyllën mbrëmjen e tyre së bashku me një puthje dhe përqafim të ëmbël përpara se të nisnin rrugët e tyre të ndara.

Megjithatë MailOnline ka raportuar që Dua dhe Trevor janë thjesht shokë të ngushtë.

Darka e tyre erdhi pasi Noah njoftoi se ai po largohej nga “The Daily Show” pas shtatë vitesh, gjatë të cilave shikueshmëria e shfaqjes argëtues të natës vonë ra në mënyrë dramatike.

Fansat filluan të zhurmojnë në rrjetet sociale javën e kaluar pasi dyshja u fotografuan duke darkuar mbrëmjen e kaluar.

Pavarësisht gjithë muhabetit, People raportoi se dyshja po e mbajnë marrëdhënien e tyre platonike, me një burim që i tha botimit se ata janë ‘thjesht miq’.