Dua Lipa ndahet nga regjisori Romain Gavras, zbulohen arsyet
Mediat e huaja raportojnë se Dua Lipa është ndarë nga regjisori Romain Gavras dhe shkak për këtë është bërë muzika.
Fokusi i këngëtares të albumi i saj i ri ka çuar në ndarjen e çiftit që në maj të këtij viti dolën së bashku në tapetin e kuq.
Lidhja e tyre u zbulua gjatë Javës së Modës në Paris, kur dyshja u kap nga paparaci duke u puthur në prapaskenë. Tashmë ata kanë ndarë rrugët pasi fokusi i Duas është karriera dhe nuk mund t’i lejojë vetes shpërqëndrime.
“Dua dhe Romain janë ndarë para albumit të saj të tretë, para se gjërat të përkeqësoheshin,” – thotë një burim për “The Sun”.

