Dua Lipa mori vëmendje në kostumin me kristale dhe kapelën për festën e ditëlindjes së 26-të
Luanët, janë të zhurmshëm, të sigurt dhe kanë një dhunti për t’i bërë të tjerët t’i adhurojnë – si pamja e Dua Lipës për festën e ditëlindjes.
Të dielën, ylli i muzikës pop dukej në humor të mirë teksa kremtonte ditëlindjen e 26-të me atë që mund të cilësohej si një nga dukjet më të mira që ka bërë deri më tani.
Në një seri fotografish të postuara në Instagram, Dua shfaqi linjat trupore në një palë sytjena të zeza, të cilat i shoqëroi me një kostum me kristale dhe një rrip në formë zemre.
Një kapelë e madhe shumëngjyrëshe, grimi i lehtë rozë dhe gjerdanët rreth qafës e kompletuan edhe më shumë stilin e veçantë të artistes shqiptare.
“Unë jam një luan – nuk mund ta thuash”, ka shkruar Dua në koleksionin e imazheve – duke përfshirë disa ‘selfie’ para pasqyre dhe një fotografi të veshjes së plotë.
I dashuri i Duas, Anwar Hadid (vëllai i vogël i Bella dhe Gigi), i uroi asaj ditëlindjen me një dedikim emocional në Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia”, shkroi ai krahas një fotografie të këngëtares. “Të dua përgjithmonë”.
Dua dhe Anwar janë së bashku që nga qershori i vitit 2019.