Dua Lipa duket e mahnitshme dhe me shumë stil para koncertit të radhës në Boston
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa prej ditësh ma nis turneun botëror “Future Nostalgia”.
Koncertin e radhës, ylli i muzikës pritet ta mbaj sonte (18 shkurt) në Boston të Amerikës, ndërsa para fillimit të tij ka publikuar disa imazhe të reja.
Përmes llogarisë së saj në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 79 milionë ndjekës, Dua u shfaq e veshur me shumë stil.
E veshur e tëra në të zeza të kombinuar me bizhuteri dhe makijazh të lehtë në fytyrë, këngëtarja e hitit “Levitating” duke e mahnitshme në paraqitjen e radhës.
“B është për Boston – shihemi sonte”, ka shkruar 26-vjeçarja në mbishkrimin e imazheve, ndërsa nuk munguan komentet e shumta nga ana e adhuruesve të saj të shumtë.
Ndryshe, turneu që nisi më 9 shkurt më Miami është planifikuar të zhvillohet në qytete të ndryshme të botës dhe pritet të përfundojë në muajin nëntor në Australi.