Dritan Abazoviq do të prezantojë sot konceptin për qeverinë e ardhshme

Mandatari për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, sot do të duhej të informonte Kuvendin nëse ka formuar kabinetin dhe se është gati ta prezantojë programin dhe përbërjen e saj.

Pas kësaj, deputetët e partive që do të jenë pjesë e qeverisë së re, do të kërkojnë një seancë në Kuvendin e Malit të Zi, ku do të zgjidhet Qeveria e re, e propozimi do të bëhet më 27 prill, shkruan vijesti.me.

Seanca e parë e Kuvendit do të mbahet në Cetinje, siç është e parashikuar dhe përcaktuar me Rregulloren e Punës.

Ndryshe Abazoviqi sot do të duhej që publikisht ta prezantonte konceptin e kabinetit, që do të ketë gjithsej 21 anëtarë, përfshirë edhe vet atë.