Drita barazon ndaj Ulpianës në miqësoren e fundit para fillimit të edicionit të ri

Kaltërbardhët në stadiumin e “Qytetit” në Gjilan, e mikëpriten skuadrën e inkuadruar në Superligë, Ulpianën.

Përballja e kësaj ndeshje ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2 dhe kjo ndeshje është testuar edhe nga sistemi VAR.

Golat për skuadrën gjilanase i ka shënuar Albin Krasniqi dhe Esosa Priestley. Ndërsa, për lipjanasit Santos dhe Rezi.

Ky takim është zhvilluar pa praninë e publikut, shkak i çështjeve teknike ku është kërkuar nga FFK.