Drejtori i kombëtares së njohur pranon se Klopp është objektivi i tyre kryesor

Jurgen Klopp është bërë objektivi kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë, ndërsa këtë e ka pranuar së fundmi drejtori i ‘Die Mannschaft’.

Rudi Voller, drejtori sportiv i kombëtares gjermane, ka folur gjatë këtij vikendi për të shprehur admirimin e tij për ish-trajnerin e Liverpoolit.

Julian Nagelsmann, ish-trajneri i Bayern Munich, Leipzig dhe Hoffenheim, është momentalisht përzgjedhës i Gjermanisë.
Voller tha se në rast se Nagelsmann largohet në të ardhmen nga kjo pozitë, Klopp do të ishte në krye të listës për ta zëvendësuar atë.

“Julian tani ka një reputacion në Gjermani dhe përgjatë Evropës pasi ka stërvitur disa klube të mëdha. Ai e ka fituar këtë në një moshë të re dhe do të vendos vet çfarë është më e mira për të”.

“Nëse ai dëshiron të mbetet përzgjedhës i kombëtares pas Botërorit, ose nëse dëshiron që të stërviste ndonjë klub të madh sërish”.

“Klopp? Nuk e di se çfarë dëshiron Jurgen që të bëjë, por nëse Naglesmann vendos në një pikë se dëshiron të stërviste ndonjë klub në Evropë sërish, atëherë natyrisht se do të ndodhë nëse Klopp dëshiron po ashtu”, ka thënë Voller.

Herën e fundit kur Klopp u pyet për punën tek Gjermania ai tha se nuk mund ta marrë atë pozitë, duke shpjeguar se kjo ishte për shkak të përkushtimit tek Liverpooli.

“Unë nuk kam thënë se nuk dua të bëhem trajner i një kombëtareje, por nuk mundem. Ka një diferencë të madhe”.

“Ka një përkushtim shumë të qartë, unë kam një rol të rëndësishëm këtu tek Liverpooli”, kishte thënë Klopp.