Drejtësi e mjera drejtësi, kush të futi me krye në hi? Prokurorja nga PSP-ja e dështuar do të zëvendësojë shefen e suspenduar

Shkup, 18 gusht – Të gjithë duke e provuar nga pak, por pothuajse të gjithë po bien nga provimi. Pse nuk përfillen thirrjet “Pa drejtësi nuk ka qetësi”? Pse nuk realizohet vetingu në drejtësi? Pyetje të shumta të cilat nuk ka kush t’iu përgjigjet.

Në momentin që kur ndryshohet një kuadër, dikush bie në burg përshkak manipulimeve dhe keqpërdorimeve zyrtare, qytetari mendon se tani do të ndryshojë diçka në aspekt pozitiv. Por rezultati final del se ai qytetar do të dëshpërohet edhe më tepër. Arsyeja për këtë është se prokurorë të shumtë si dhe gjykatës në një moment bien nga provimi dhe përndjeken nga kolegët e tyre, rasti i fundit më i freskët, Vilma Ruskovska, shkruan Zhurnal.

Vilma Ruskovska deri para pak ditësh ishte shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në paraqitjet e saja, ndonëse e vyer në moshë, ajo dukeshte disi sikur e vendosur në “amanetin” e saj për të sjellur drejtësinë në vend. Obligimi i saj ishte që të zbardhë krimin dhe korrupsionin në nivel shtetëror. Por deri sot, qytetarët e RMV-së nuk dinë ndonjë skandal politik dhe korruptiv dhe e cila të ndiqet nga Ruskovska dhe ekipi i saj. Të vetmit ish politikanë që po përndjeken janë nga koha e PSP-së. Shumë pak qytetarë kishin besim se Ruskovska do të sjellë drejtësinë në vend dhe do të përndjekë aktorë politik të zhytur në krime.

Rasti i fundit që rezultoi të ishte fatal për të, ishte një mosmarrëveshje personale me ish drejtorin e Policisë Financiare, Arafat Muaremin. Ngutja e saj për të dëmtuar Muaremin, rezultoi të suspendohet vet ajo nga detyra. Arsyeja për këtë është se ajo u ngut në procedurën e bastisjes. Ajo këtë e kishte kryer me prokurorë jo adekuat dhe jo kompetent për këto gjëra, respektivisht, në Prokurori ka prokurorë specialë të cilët meren me persona me kompetenca policore. Gjithashtu, urdhërin për bastisje në gjykatë e kishin marë duke dhënë informata të gabuara. Ishte vet kolegu i Ruskovskës, kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski i cili kishte dhënë urdhër për suspendimin e saj, edhe pse në shumë paraqitje ata dilnin së bashku për të njoftuar aktivitete.

Më e keqja tani është se vendin e saj do ta zë një ish prokurore e PSP-së, prokurori kjo që dështoi totalisht në detyrën e saj. Bëhet fjalë për Lile Stefanovën e cila nuk është se ka sjellë rezultate të mira në punën e saj gjatë kohës së PSP-së, edhe pse në dy lëndët e saja që kishte përsipër, “Parcelat në Vodno” dhe “Perandoria”, të dënuarit morën dënime me burg, shkruan Zhurnal.

Por Ruskovska nuk është e vetmja. Para saj e kemi rastin e Katica Janevës, supermenja e cila priteshte të shkëlqejë drejtësinë në vend, së bashku me ekipin e saj nga ish Prokuroria Speciale Publike. Ajo së bashku me Fatime Fetain dhe Lençe Ristoskën u bënë treshja famoze prej të cilave kishte frikë të përballeshte kushdo, por në fund edhe ky ekip i ngurtë u thye. Janeva përfundoi në burg ndërsa dy të tjerat vazhduan me angazhimin e tyre në Prokurorinë Themelore.

Rezultati i të gjitha këtyre manipulimeve dhe malverzimeve me vendin e punës dhe funksionin, dëmton rëndë imazhin juridik në vendin tonë, dhe kështu, Maqedonia e Veriut radhitet në vendet e fundit në listën për besueshmërinë në drejtësi. Në RMV vetëm 8% e qytetarëve besojnë në drejtësi, shifër kjo tejet e ulët.

Pse Maqedonia e Veriut nuk po mund të gjejë një person të besueshëm e i cili do të zbatojë ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë, apo gjithmonë gjenë dikë të cilin do ta diktojë prej në zyre se kë duhet të ndjekin e kë jo.

Rastet e fundit me dy ish sekretarët e Qeverisë, Dragi Rashkovskin dhe Muhamed Zekirin, ashtu si u hapën, njësoj u haruan. Që të dy kaluan pak kohë në burg por që të dy tani janë të lirë. Assesi të ndodhë që një i dënuar të vuajë të gjithë dënimin e tij me burg, duke filluar këtu nga Sasho Mijallkov, Orce Kamçev, Katica Janeva, Sead Koçan, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski e shumë e shumë ish funksionarë të tjerë.

Derisa zgjatin këto përralla të drejtësisë, qytetarët dhe të rinjtë të dëshpëruar ikin nga vendi duke kërkuar një jetë më dinjitoze për ta dhe familjet e tyre. Numri i popullatës po bie, numri i qytetarëve të varfër po rritet, perspektivë nuk sheh askush, edhe pse Maqedonia e Veriut ka filluar negociatat me BE-në.

Gjithsecili është në pritje të një jete më të mirë dhe vendosjen e drejtësisë në vend, të shohim…/Zhurnal.mk