Draft-raporti për vitin 2021 i ASHMA-së: Marketingu i paguar politik nuk siguron kushte të ndershme për të gjitha partitë

Shkup, 18 mars – Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMA) në seancën e sotme të 11-të në mënyrë unanime ka miratuar draft-raportin vjetor të punës së ASHMA-së për vitin 2021, ka shqiptuar dy vërejtje publike dhe dy media miratoi zbatimin e procedurës për furnizim publik për mirëmbajtjet të softuerit të sistemit për monitorim të radios dhe servileve TV dhe mbikëqyrjes së ORRPKE-së dhe e miratoi procesverbalet e seancës paraprake të 10-të.

Draft-raporti vjetor për punë të ASHMA-së për vitin 2021 duhet të dorëzohet në Kuvend më së voni më 31 mars.

Kryetari i ASHMA-së Zoran Trajçevski theksoi se një nga aktivitetet më të rëndësishme të vitit të kaluar ka qenë monitorimi radiodifuzerëve gjatë kohës së zgjedhjeve lokale.

Ai tregoi se në vitin 2021 ASHMA-së ka qenë aktive në ngjarje të lidhura me arsimin mediatik, edhe për çështje gjinore.

Ndërsa, anëtari i Këshillit të ASHMA-së Selver Ajddini tha se sipas raportit shihet se ASHMA-ja ka punuar me kapacitet të plotë.

Draft-raporti vjetor i ASHMA-së për vitin 2021, më së voni për 10 ditë duhet të miratohet nga Këshilli në versionin e tij final, ndërsa më pas, më së voni deri më 31 mars duhet të dorëzohet në Kuvend.