Draft konkluzionet e BE-së ende të zbrazëta nën pikën për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 21 qershor – MIA gjeti draftin e konkluzioneve nga Samiti i BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor, ndërsa pasiguria për Maqedoninë e veriut është pasqyruar edhe aty, sepse pika për vendin tani për tani mbetet e zbrazët.

Konkluzionet nga Samiti për zgjerimin e BE-së, tani të riemëruara në “Evropë më të gjerë”, fillimisht merren me idetë për “platformë të re” për përfshirje të të gjitha vendeve në kontinentin evropian dhe vazhdimin e propozimit të presidentit francez Emanuel Makron për Bashkësi Politike Evropiane. Këtu është përmendur Ballkani Perëndimor, vendet e Partneritetit lindor dhe të gjitha shtetet partnere të BE-së.

“Qëllimi është që të nxitet dialogu politik dhe bashkëpunimi për përballje me çështjet me interes të përbashkët që të përforcohet siguria, stabiliteti dhe prosperiteti i kontinentit evropian”, theksohet në draftin e dokumentit, i cili do t’iu dorëzohet shefave të shteteve ose qeverive të BE-së më 23 dhe 24 qershor.

Dokumenti potencon se kjo “kornizë” nuk do t’i zëvendësojë instrumentet ekzistuese të BE-së, mes tjerash edhe zgjerimin.

Më tutje liderët pritet që përsëri të shprehin mbështetje të fuqishme dhe angazhim që t’i ndihmojnë Ukrainës. Megjithatë, diskutimet për statutin kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, gjithashtu, ende nuk janë vënë në letër, sepse një numër i vogël i vendeve anëtare të BE-së shprehin dyshim rreth ndarjes së statusit të tillë të të tria vendeve.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian edhe një herë e përsëriti angazhimin e tij “të plotë dhe të padyshimtë” për anëtarësimin e vendeve të rajonit dhe angazhohet që të bëjë thirrje për përshpejtim të procesit të anëtarësimit të tyre në BE.

Draft-konkluzionet janë dokumenti themelor i cili iu parashtrohet liderëve dhe ai mund të pësojë ndryshime, varësisht rezultatit të debateve politike të Samitit.

Maqedonia e Veriut, nën pikën 13, mbetet e zbrazët, me fjalë të shkurtë: “bisedime ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut” dhe asgjë më shumë.

Siç informoi MIA sot në mëngjes, procesi i miratimit të kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut për momentin është i pasigurt.

Shumica e vendeve anëtare dëshiron të zgjidhet kontesti dhe të jepet diçka për Shkupin dhe Tiranën deri në fund të kësaj jave, por pasiguria politike në Bullgari nuk lejon optimizëm shumë të madh tek vendet e BE-së. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë folur shkurt për “propozimin francez” dhe kornizën negociuese për vendin, por tani për tani nuk ka garanci për miratimin e tij, duke e pasur parasysh pasigurinë politike në Bullgari

Një diplomat i një vendi – anëtar perëndimor i BE-së deklaroi se të gjithë janë të pranishëm, duke e përfshirë edhe ambasadorin bullgar, i kanë përshëndetur angazhimet e Francës që të zhbllokohet procesi midis Shkupit dhe Sofjes.

“Historia megjithatë nuk është gati, e kemi një situatë politike komplekse në Bullgari dhe nuk mundet askush në këtë moment të thotë se si do të përfundojë e gjithë kjo”, thonë diplomatët.

Qeveria bullgare është duke u përballur me votëbesimin në Kuvend, që fillimisht e hap çështjen se kush do ta prezantojë Sofjen në Samitin e ardhshëm të BE-së. A do të jetë kryeministri Kirill Petkov apo presidenti Rumen Radev.

Përveç kësaj në takimin e djeshëm diplomatët thonë se përfaqësuesi bullgar ka vepruar edhe me kërkesa të reja, në mesin e të cilave edhe me protokollin të nënshkruhet dhe jo të harmonizohet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe të jetë pjesë e kornizës negociuese. Ambasadori nuk ka hasur në mbështetje të madhe në takim, para së gjithash prej atyre vendeve që janë njoftuar mirë me kontestin. Kërkesa të nënshkruhet, protokolli i hap edhe çështjet e afateve, pasi të vogla janë mundësitë madje edhe sikur të pajtohet Maqedonia e Veriut, kjo të finalizohet deri në fund të Samitit të BE-së të premten.

Pala bullgare e ka përsëritur kërkesën e bullgarëve të përfshihen në Kushtetutën e vendit, para se të mbahet konferenca ndërqeveritare ndërsa ka insistuar dhe se nuk guxon të ketë automatizëm për mbajtjen e seancës së dytë ndërqeveritare nëse kërkesat bullgare nuk përmbushen.

Sa i përket vendeve të tjera të rajonit, draft konkluzionet merren me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe me Bosnjën e Hercegovinën.

Propozohet që liderët të bëjnë thirrje që urgjentisht të realizohet progres i dukshëm në zgjidhjen e kontesteve bilaterale dhe rajonale, mes tjerash përmes dialogut Prishtinë dhe Beograd.

Në Pjesën e Bosnjës e Hercegovinës, i vetmi vend përveç Kosovës pa status kandidat për në BE, draft dokumenti u bën thirrje liderëve të vendit të zbatojnë vendimet dhe angazhimet e marrëveshjes së 12 qershorit, në mënyrë që Sarajeva të përparojë në rrugën e saj evropiane. dhe të fitojë statusin e kandidatit. BeH duhet gjithashtu të përmbushë 14 prioritetet e përcaktuara për këtë qëllim.

Ky dokument mund të pësojë ndryshime që sot pas takimit të ministrave për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE-së.