Doue i turpëroi Kimmichin dhe Diazin, driblimi i tij po çmend të gjithë
Ylli i Paris Saint-Germain, Desire Doue vazhdon të marrë vëmendjen e gjithë Evropës pas super paraqitjes ndaj Bayern Munich në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
PSG mori një barazim 1-1 në udhëtim te Bayern Munichu, por ishte i mjaftueshëm për të siguruar finalen ndaj Arsenalit, pas fitores 5-4 në ndeshjen e parë. Goli i vetëm për parisienët u shënua nga Ousmane Dembele (2’).
Megjithatë, ylli francez, Doue është njëri nga më të përfolurit e ndeshjes, pasi bërë një paraqitje brilante.
Doue realizoi një aksion individual spektakolar ku kaloi me lehtësi pranë Joshua Kimmich dhe Luis Diaz, duke ngritur tifozët në këmbë dhe duke shpërthyer rrjetet sociale vetëm pak sekonda pas momentit magjik.
Francezi mori topin në zonën afër këndit, dhe me një kombinim shpejtësie, teknike dhe guximi arriti t’i nxjerrë jashtë loje dy nga emrat më të mëdhenj të futbollit evropian.
Momenti u komentua menjëherë nga tifozët në rrjetet sociale si ‘X’, TikTok dhe Facebook, ku shumë prej tyre e cilësuan si “driblimin e sezonit”.
Pamjet e aksionit janë bërë virale në rrjete sociale, ndërsa faqet sportive po e përdorin si shembull të shpërthimit të madh të talentit francez këtë sezon.

