Dorëhiqet shefi i Lukoil

agit Alekperov, një nga njerëzit më të pasur në botë, dha dorëheqje si drejtor ekzekutiv i kompanisë së dytë më të madhe për naftë në Rusi, Lukoil.
Në kumtesë, Lukoili konfirmoi se Alekperov do të tërhiqet nga funksioni i drejtorit dhe kryetarit të kompanisë.
Nuk jepen shpjegime se pse Alekperov ka dhënë dorëheqje, dhe as se kush do ta ndërmarrë këtë funksion.