Dorëheqje e papritur e kryeministrit të Perusë

Kryeministri peruan, Anibal Tores sot, papritur, dha dorëheqje nga funksioni.

Në publikimin në Tuiter ai theksoi se dorëheqja është për “shkaqe personale”.

Dorëheqja e kryeministrit vjen në kohë të zgjerimit të hetimeve kriminale të drejtuara drejt presidentit peruan Pedro Kastilo, ndërsa Tores konsiderohet si një nga aleatët e tij më të besueshëm.

Kundër Kastilos po bëhen pesë hetime penale, prej të cilëve dy po hetojnë nëse është anëtar i ndonjë organizate kriminale. Presidentët e Perusë mund të jenë nën hetim deri sa janë në funksion, por nuk mund të akuzohen.