Donnarumma pranoi një nga kartonët e verdhë më të çuditshëm të këtij sezoni
Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma mori ndoshta kartonin e verdhë më të çuditshëm të sezonit kundër Marseilles.
Skuadra franceze fitoi ‘Le Classique’ me rezultat 2-1, me Neymar dhe Kylian Mbappen që shënuan golat, ndërsa për vizitorët realizoi nga Duje Caleta-Car.
Por fitorja e fundit shfaqi një moment të çuditshëm nga portieri Donnarumma, i cili u ndëshkua me karton të verdhë për veprimet e tij të pakuptimta.
Heroi i Italisë në Euro 2020 doli nga porta e tij në minutën e 92-të për të ndaluar një sulm të Marseilles dhe e bëri këtë me sukses.
Megjithatë, atëherë kur ai kishte topin, ish-lojtari i Milanit vendosi të mos pasonte te një shoku i skuadrës apo edhe ta shkelmonte topin.
Në vend të kësaj, nën presion minimal, ai e ktheu topin mbrapa dhe vendosi të humbiste pak minuta të ndeshje, por gjyqtari Francois Letexier e kuptoi idenë italianit dhe e ndëshkoi me karton të verdhë që ishte tejet i çuditshëm.

