Donnarumma dhe Neymar ishin afër një përplasje të madhe mes vete pas humbjes nga Real Madridi, bashkëlojtarët ndërhyn për t’i ndarë

Gianluigi Donnarumma dhe Neymar Jr për pak sa nuk u përplasën pas ndeshjes së Paris Saint-Germain ndaj Real Madrid mbrëmë, me sulmuesin brazilian që akuzoi portierin për golin e parë.

PSG pësoi një tjetër humbje evropiane në Madrid mbrëmë. Ata dukeshin se kishin kontrollin e lojës për më shumë se një orë, por një gabim i Donnarummas shkaktoi rikthimin e Real Madridit, i frymëzuar nga një het-trik i Karim Benzema.

Humbja e turpshme shkaktoi zemërim të madh tek të gjithë lojtarët, stafi dhe drejtuesit e klubit parisien, por Neymar dukej së e kishte personale me dikë.

Sipas gazetës Marca, Neymar akuzoi bashkëlojtarin e tij, Donnarumma, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Ai e fajësoi italianin për golin hapës të Real Madridit, por Donnarumma u kundërpërgjigj, duke thënë se Neymar ishte përgjegjës për golin e dytë të Los Blancos, të cilin ata e pranuan pasi ai humbi topin në gjysmën e fushës.

Braziliani dhe Donnarumma për pak sa nuk u përplasën në tunel dhe disa nga bashkëlojtarët e tyre u desh të ndërhynin për t’i ndarë.

Nuk ishte episodi i vetëm i dhunshëm i mbrëmjes

Incidenti i PSG-së pas përfundimit të ndeshjes nuk do të kufizohej vetëm në luftën mes Neymar dhe portierit italian. Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi zbriti në tunelin e stadiumit me Leonardon për të qortuar gjyqtarin për një faull të mundshëm të Benzema ndaj Donnarummas në golin e parë të Mbretërve.

Megjithatë, aty nuk arritën ta takojnë gjyqtarin, por vetëm një zyrtar të vendasve, të cilin Al-Khelaifi thuhet se e kërcënoi me fjalët “do të të vras” dhe u desh ndërhyrja e sigurimit për ta qetësuar situatën.

“Presidenti dhe drejtori teknik i PSG-së treguan sjellje agresive dhe tentuan të futen në zhveshtoren e gjyqtarëve. Kur gjyqtari u kërkoi të largoheshin, ata bllokuan derën dhe presidenti goditi qëllimisht flamurin e njërit asistentë duke e thyer”, thuhet në raportin e gjyqtarit.