DOM ndryshon drejtorët, Qeveria shkarkon drejtoreshën e ISHMJ-së

Shkup, 4 gusht – Në seancën e sotme, Qeveria e shkarkoi Ana Petrovskën nga pozita e ushtrueses së detyrës Drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin, Në vend të saj si ushtrue detyre u emërua Sreten Stojkovski nga DOM.
Shkarkimi vjen me kërkesë të kryetares së DOM, Maja Moracanin. Petrovska u emërua në krye të Inspektoratit Mjedisor vitin e kaluar. Paraprakisht në vitin 2018, si anëtare e Bordit Ekzekutiv të DOM, ajo u emërua Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Në maj të këtij viti emri i saj u përmend në trazirat brenda partisë DOM, kur Petrovska dhe Miroslav Bogdanovski mbetën pa funksione partiake, pas një nismë për të mbajtur një kongres të jashtëzakonshëm të partisë. Një muaj më parë, Bogdanovski ktheu mandatin e deputetit dhe u kthye në krye të Inspektoratit të Qytetit të Shkupit.
Nga DOM mohojnë se shkarkimi ëstë hakmarrje politike por thonë se qytetarët dhe disa organizata joqeveritare, kishin ankesa dhe nuk ishin të kënaqur me punën e Inspektoratit.