Dokiq: Ne kemi nevojë për postkovid ambulanca me ekspertë nga të gjitha fushat

Shkup , 11 shkurt- Gjysma e Pulmologjisë është e mbushur me të ashtuquajturit pacientë të prekur nga covid-i për një afatë te gjatë, kështu që do të jetë një ndihmë e madhe për ta hapja e klinikave, ku do të punojnë profesionistë nga të gjitha fushat dhe do të ndihmojnë për normalizimin e shëndetit të tyre, thotë drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Dr. Dejan Dokiq.

Shumica e qytetarëve nuk mund të ngrenë kokën prej postcovid komplikimeve dhe gjendjes të ashtuquajtur covid afatgjatë. Edhe gjysmë viti pas marrjes së një testi PCR negativ për praninë e koronavirusit në trup, shumica kanë ende probleme shëndetësore. Rrugët e frymëmarrjes, shëndeti mendor, por edhe ndjeshmërija e shijes dhe nuhatjes.