Doechii mahnit në Javën e Modës në Paris, me një fustan spektakolar Schiaparelli

Reperja, Doechii, vazhdoi të shkëlqejë në Javën e Modës në Paris, duke tërhequr vëmendjen në shfaqjen e Schiaparelli.
26-vjeçarja u shfaq me një fustan të bardhë dhe korse me detaje xhinsi, që theksonte elegancën e saj.
Pamjen e kompletoi me taka të bardha dhe grim të butë, ndërsa pozoi brenda “Musée d’Art Moderne de Paris”, shkruan DailyMail.
Në eventin e mbushur me yje, ajo u pa përkrah Doja Cat, e cila veshi një kostum me një dizajn kafshësh dhe syze unike ari, si dhe Charlotte Cardin, e cila zgjodhi një fustan.
Atmosfera ishte e mbushur me hijeshi dhe stil, duke reflektuar shkëlqimin e modës së lartë.
Pak orë më parë, Doechii spikati edhe në shfaqjen e Chloe, duke u paraqitur me një fustan tyl dhe bizhuteri ari, menjëherë pas suksesit të saj në Grammy.
Në një intervistë të fundit, ajo foli për sfidat e saj me ngacmimin në shkollë, duke theksuar se gjithmonë e ka ditur vlerën dhe stilin e saj unik.
“Kam qenë brilante dhe gjithmonë mahnitëse”, tha ajo me vetëbesim.