Do të ndryshohet Ligji për kulturë në pjesën e punësimit në kohë të pacaktuar të artistëve
Shkup, 16 shtator – Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për kulturë dhe turizëm ku në rend dite është Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kulturë në procedurë të shkurtuar.
Siç thuhet në sqarim, me miratimin e Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kulturë do të mundësohet që marrëdhënia e punës së të punësuarve nga kategoria A – artistë, në vend që të bazohet në një periudhë të caktuar kohore, gjegjësisht për periudhë deri në pesë vjet, të bazohet në periudhë të pacaktuar, me çka do t’u lejojë që në mënyrë të vazhdueshme të realizojnë të drejtat e tyre nga marrëdhënia e punës dhe mbrojtja ligjore e të drejtave të punës.