“Do të ishim me fat nëse fëmija jonë do të lindte me disleksi”, Princesha Beatrice habit me deklaratën
Princesha Beatrice kujtoi vitet e fëmijërisë ndërsa përshkroi kohën kur vuante nga disleksia, pra nga vështirësia e mësimit të gjuhës, që ndikon në lexim, drejtshkrim dhe në të folur.
Teksa udhëtonte pas në kujtimet e saj, ajo ka treguar se kur ka qenë fëmijë e ka përjetuar këtë gjendje dhe kjo ishte arsyeja pse Beatrice u shpreh se do të ishte me fat nëse fëmija e saj do të kishte disleksi.
“Do të ishim me fat nëse çdo fëmijë i joni i ardhshëm do të kishte disleksi, do të ishte një ‘dhuratë’ për ne”, është shprehur princesha dhe kjo deklaratë e saj ka ngjallur shumë debate.
“Unë mendoj se duke pasur disleksi dhe duke reflektuar se ku jam tani në rrugën time të karrierës, them se më ka lejuar t’i shikoj gjërat në një mënyrë tjetër dhe me shumë zgjidhje. Burri im është gjithashtu disleksik, kështu që ne do të shohim nëse do ta bëjmë këtë bisedë sërish brenda pak muajsh, me një fëmijë të ri në shtëpi, por unë me të vërtetë e shoh këtë si një dhuratë,” shtoi Beatrice.
Komentet e sinqerta të Beatrice janë bërë me qëllimin për të “ndryshuar gjykimin rreth diagnozës”.
Disleksia është një vështirësi e zakonshme e të mësuarit të gjuhës. Një në pesë fëmijë në SHBA besohet se e kanë këtë gjendje.)iconstyle