Djemt, vajzat, rejat dhe gratë e politikanëve, prokurorëve apo gjykatësve do të ndajnë drejtësi në të ardhmen!
Shkup, 21 shkurt – Thuajse 18% e kandidatëve të cilët kanë kaluar provimin, e të cilët do të jenë gjykatës dhe prokurorë të ardhshëm, janë djemtë, vajzat, rejat apo gratë e politikanëve aktualë, gjykatës dhe prokurorë të tanishëm.
Këtë e tregon rang lista e publikuar nga Akademia për gjykatës dhe prokurorë, “Pavel Shatev”. Nga 58 kandidatë, vetëm njëri nuk e ka kaluar provimin, informon Zhurnal.
Nga bota politike, si gjykatës i ardhshëm apo prokuror do të jetë Barlet Xhaferi, djali i Talat Xhaferit – kryetar i Kuvendit. Edhe BIljana Ivanova, reja e Cvetanka Ivanovës, e cila është sekretareshë gjenerale në Kuvend. Në këtë listë qëndron edhe emri i Simona Mucunski Bubevska, bashkëshorte e Timço Mucunski – kryetar i Aerodromit.
Një tjetër emër është ajo e Albulena Abazit, gruaja e Islam Abazit – prokurori i ri për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Biljana Smaqoska, vajza e Gordana Smaqoskës – prokurore në pension e cila ndjekte krimin dhe korrupsionin, me sukses e ka kaluar provimin. Më i dobët në dije paska qenë Dragan Josifovski, djali i Elizabeta Josifovska – ish prokurore në PSP, tani në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar, por edhe ai do të jetë një gjykatës apo prokuror i ardhshëm.
Edhe gjykatësit do të kenë pasardhës në sistemi gjyqësor. Kiril Georgiev, djali i gjykatësit Naqe Georgiev – gjykatës në Gjykatën Supreme. Zoran Zdravev gjithashtu djal i Kiro Zdravevit – ish kryetar i këshillit gjyqësor i cili do të duhet të ndjekë vepra penale. I fundit në listë është Ilir Jakupi – djali i Subhi Jakupit – ish anëtar i KSHZ-së dhe gjykatës aktual në Gjykatën e lartë administrative.
Këto janë vetëm një pjesë e emrave për të cilat e di opinioni, por në vitet e fundit lidhen me gjykatës, prokurorë, politikanë. Kishte reagime ët shumta por edhe akuza pëër ndikim mbi vlerësuesit, me qëllim që kandidatë të caktuar të kalojnë provimin./Zhurnal.mk

