Djali që shkoi i vetëm nga Ukraina në Sllovaki, është ribashkuar me nënën dhe gjyshen e tij

Historia e Hassanit të vogël, një djalë që iku nga lufta nga Ukraina i vetëm me një numër telefoni të shkruar në krah ishte shpërndarë gjithandej.

Dhe tani, ka ardhur dita kur vogëlushi është ribashkuar me nënën dhe gjyshen e tij dhe më në fund familja është bashkë dhe e sigurt, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për 11-vjeçarin, historia e të cilit është shpërndarë në të gjithë botën dhe pasi mbërriti në Sllovaki i vetëm, tani më në fund është ribashkuar me nënën e tij Yulia Pisetskaya, si dhe me gjyshen.

“Kjo nuk është hera e parë që familja e Hassanit ikën nga lufta. Vite më parë, ata u detyruan të largoheshin nga Siria. Babai i tyre nuk ia doli atëherë dhe nëna u vendos me familjen e saj në vendlindjen e saj në Ukrainë. Pas disa vitesh, skenari i arratisjes përsëritet në Bratislavë dhe Hassani – erdhi i vetëm, sepse nëna e tij nuk mund ta linte gjyshen e djalit, e cila e ka të vështirë të lëvizë e vetme”, kanë shkruar ata.

https://www.facebook.com/policiaslovakia/photos/a.1522428691120681/5407605105936334/?type=3

Pjesa tjetër e historisë tashmë dihet. Hasani kaloi më shumë se 24 orë në tren, me një qese, një çantë shpine dhe një numër telefoni të shkruar me dorë të vëllait të tij. Derisa familja erdhi për ta marrë, ai kaloi kohë në kufi ku vullnetarët dhe policia siguroheshin që ai të ishte ngrohtë dhe i sigurt dhe i siguronin ushqim e pije”.

Pasi arriti me pjesën tjetër të familjes, Hassan tha se kishte frikë të udhëtonte vetëm në një vagon plot me të huaj, por se gjëja më e rëndësishme për të tani është sepse ai është me familjen e tij.

Tani, familja më në fund është kompletuar, pavarësisht momenteve të vështira.