Djali 18 vjeçar i Zoran Zaevit themelon kompani për prodhim të energjisë elektrike

Shkup, 28 shkurt – Dushko Zaev, djali i ish kryeministrit Zaev, është futur në ujërat e bizneseve, pasi ka themeluar ndërmarje për prodhim të energjisë elektrike.

Edhe pse Dushko është vetëm 18 vjeç, me ndihmën e babait të tij Zoran Zaev, do të udhëheqë me kompaninë e cila do të quhet Total Energy, me seli në Strumicë, informon Zhurnal.

Siç dihet deri tani, familja Zaev posedon disa biznese në shumë lëmi, por kjo është hera e parë të meren me prodhimin e energjisë elektrike.

Prefiksin “Total” e posedojnë edhe dy kompani tjera ku pronar është Vice Zaev, vëllau i Zoran Zaev, e ato janë Total Engenering dhe Total Electric. Kompania më e njohur e Zaevëve është Trgoprodukt dhe firma Mamas.

Familja Zaev së bashku me partnerët veprojnë në biznesin ndërtimor, por meren edhe me transport, shitblerje me pakicë si dhe tregëti.

Zaev në fund të vitit të kaluar e deponoi dorëheqjen e tij nga funksioni kryeministër ndërsa si arsyetim kishte shënuar rezultatin e dobët në zgjedhjet lokale.

Presidenti Stevo Pendarovski javën e kaluar tha se Zaev tanimë i është kthyer biznesit në Strumicë./Zhurnal.mk