Dizeli për 3,5 denarë, benzina për 2 denarë/ Shtrenjtohen derivatet

Shkup, 3 gusht – Nga sonte në mesnatë dizeli do të shtrenjtohet për 3,5 denarë ndërsa benzina për dy denarë për litër, informon Zhurnal.

Edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shtrenjtohet gjithashtu për 1,5 denarë.

Çmimi i EuroDizel dhe vajit ekstra të lehtë do të shënojë 63,5 denarë për litër, ndërsa benzina do të shitet për 73 denarë (EUROSUPER BS 95). Sa i përket benzinës EUROSUPER BS 98 çmimi i ri do të shënojë 75 denarë.//Zhurnal.mk