Dividendi demografik mbështet zhvillimin e ardhshëm të Kinës

Më 11 maj u publikuan të dhënat nga regjistrimi i shtatë kombëtar nga pala zyrtare kineze, regjistrimi më i madh botëror. Numri i popullsisë së përgjithshme e Kinës arrin në 1.41 miliardë, duke zënë afro 18% të popullsisë së përgjithshme botërore dhe numrin e parë në botë. Sipas të dhënave, dividendi demografik kinez po transferohet tek dividendi i talenteve, gjë që do të mbështesë zhvillimin e ardhshëm të Kinës.

Në 10 vitet e kaluara, numri i përgjithshëm i popullsisë kineze u shtua me 72.06 milionë, 30.92 milionë e të cilëve janë fëmijë nën moshën 14 vjeç. Tani, numri i banorëve në moshë për punë 16-59 vjeç arrin në 880 milionë. Mosha mesatare e popullsisë kineze është 38.8 vjeç, e afërt si ajo në ShBA.

A gëzon Kina dividendin demografik? Po. Megjithëse prirja e rritjes së popullsisë kineze do të ngadalësohet në të ardhmen, nuk mund të thuhet me siguri se kur do të vijë “kulmi i popullsisë” së Kinës. Argumenti se Kina përballet me “krizën e popullsisë” është i paarsyeshëm.

Në këtë regjistrim janë zbuluar disa dukuri pozitive të ndryshimeve demografike në Kinë. Për shembull, banorët në moshën 16-59 vjeç me arsim të mesëm arrijnë në 385 milionë, duke zënë 43.79% të tyre, 12.8 pikë përqindjeje më shumë se në vitin 2010. Në dekadën e fundit, numri i banorëve që jetojnë në qytete u shtua me 236 milionë. Banorët u grumbulluan tek zonat rreth lumenjve dhe ato bregdetare dhe në grupin e qyteteve kryesore.

Këto ndryshime përputhen me procesin historik të zhvillimit të pandërprerë me cilësi të lartë të Kinës. Në të njëjtën kohë, duhet të pranojmë disa sfida serioze. Për shembull, gratë kineze në moshë për të lindur sjellin në jetë mesatarisht 1.3 fëmijë, nivel relativisht i ulët. Të moshuarit mbi 60 vjeç në Kinë janë mbi 260 milionë, duke zënë 18.7% të popullsisë të përgjithshme.

Niveli i ulët i lindjeve dhe përshpejtimi i plakjes së popullsisë janë çështje të zakonshme me të cilat përballet sot e gjithë bota. Shoqëria kineze po bën përgatitje psikologjike dhe hartimin e politikave për të trajtuar këto çështje në të ardhmen.