Ditë investuese e Bursës – tregtim me aksione pa provizione për personat fizik vendorë

Shkup, 13 shtator – Bursa e Maqedonisë, sot, e organizon për të tretën herë me radhë “Ditën investuese”, kur të gjithë personat fizik vendorë mund të tregtojnë në Bursë me aksione në të gjitha segmentet e tregut pa shpenzime të transaksionit që i paguajnë institucionet e autorizuara të tregut dhe pjesëmarrësit.

Siç informojnë nga Bursa, qëllimi i ngjarjes është promovimi i pjesëmarrjes akoma më aktive të investuesve individual vendorë në tregun e vendit të letrave me vlerë dhe investimi i popullatës në aksione të dhëna nga kompanitë vendore që tregtojnë në Bursën e Maqedonisë, përkatësisht rritja e njohurive për këto instrumente financiare dhe përmirësim i kulturës investuese në shtetin tonë.

“Këtë nismë e pranuan dhe në të marrin pjesë aktivisht Depozituesi qendror për letra me vlerë, të gjithë dhjetë anëtaret e Bursës dhe Depozituesit Qendror të Letrave me Vlerë (DQLV), ndërsa i njejti e mori mbështetjen edhe nga Komisioni për letra me vlerë”, theksojnë nga Bursa e Maqedonisë me thirrje për investim në aksione vendore.

Siç theksojnë nga BM, në “Ditën investuese” të gjithë personat fizik do të mund të blejnë apo shesin çfaërdo lloj aksionesh pa i paguar provizionet ndaj Bursës, DQLV dhe pjesëmarrësve të autorizuat të tregut (bankat dhe shtëpitë brokere) që janë të kyçur në këtë nismë, me ç’rast do të duhet të përmbushen kushtet në vijim: Investuesit të bëjnë transaksione normale me aksione përmes sistemit BEST, me ndërmjetësim të ndonjë nga anëtaret e cekura më poshtë të Bursës, shuma e qarkullimit të realizuar ditor për investues individual të mos jetë më shumë se 10.000 euro, pavarësisht nga numri i transaksioneve të bursës përmes të cilave i njejti do të realizohet dhe transaksionet të bëhen përmes llogrisë klientele, përkatësisht individuale.

Të gjitha dhjetë anëtaret e Bursës e mbështesin “Ditën investuese”. Ato janë: Eurohaus SHA Shkup, Ilirika Investments HA Shkup, Investbroker SHA Shkup, Inovo Broker SHA Shkup, Banka Komerciale SHA Shkup, NLB Banka SHA Shkup, “Stopanska banka” SHA Shkup, TTK Banka SHA Shkup, Fershped broker SHA Shkup dhe Shparkase banka SHA Shkup.