Dita e ndeshjes: Shqipëria udhëton në Pragë për të marrë pikët e plota ndaj Çekisë

Kombtarja e Shqipërisë do të zbres sot (e premte) në fushë për duelin ndaj Republikës Çeke që do të luhet me fillim nga ora 20:45.

‘Kuqezinjtë’ do të kenë punë në udhëtim ndaj çekëve, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Kombeve.

Të besuarit e Sylvinhos do të tentojnë të marrin rezultat pozitiv për të lënë kështu prapa krahëve humbjen që pësuan muajin e kaluar ndaj Gjeorgjisë në ‘Air Albania’.

Momentalisht të dyja ekipet janë me pikë të barabarta me nga tri secila, andaj fitorja është e domosdoshme në përpjekje për të ‘rrëmbyer’ një nga dy vendet e para.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Shqipëria ballafaqohet me Çekin, pasi këto dy kombëtare kanë luajtur përballë njëra-tjetrës edhe në kualifikimet për Euro 2024.