Dita e dytë me radhë e debatit për Raportin vjetor të Këshillit për prokurorë publikë për vitin 2020 të Komisionit për sistem politik

Shkup, 3 shkurt – Në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive ende vijon debati për Raportin vjetor të Këshillit për prokurorë publikë për vitin 2020. Edhe sot, për të dytën ditë me radhë të debatit, deputetët e opozitës kritikuan se raporti është vonuar dhe i dhanë vërejtje Këshillit se nuk ka filluar procedura kundër prokurorëve publikë të cilët nuk e kanë kryer punën siç duhet.

Kryetari i Këshillit, Antonio Jolevski përsëriti se Këshilli nuk ka ingerenca të inicojë procedura disiplinore dhe se ai është organ i shkallës së dytë në procedurat për konfirmimin e përgjegjësisë së prokurorëve publikë.

Kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë, Antonio Joveski theksoi se pavarësia e prokurorëve publikë është e garantuar dhe askush nuk duhet të përzihet në vendosjen e tyre, ndërsa nëse konfirmohen shkelje, për këtë autorizohen Prokurori publik dhe Prokuroritë e larta publike të inicojnë procedurë ose procedurë disiplinore ose të kërkojnë nga Këshilli shkarkim.

“Këshilli për prokurorë publikë nuk ka kompetencë të udhëheq procedurë disiplinore dhe sërish do të përsëris që ai nuk është Këshill gjyqësor, por Këshill i prokurorëve publikë, i cili është organ i shkallës së dytë në procedurat për konfirmimin e përgjegjësisë së prokurorëve publikë”, potencoi Jolevski, i cili tha se nevojiten ndryshime ligjore që të rritet kompetenca e Këshillit.