Dita e dytë e vizitës së parë të Kovaçevskit në Bruksel kushtuar BE-së
Shkup, 4 shkurt – Gjatë ditës së sotme kryeministri Dimitar Kovaçevski do të takohet me kryetarët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian me të cilët do të bisedojë për rrugën në BE të Maqedonisë së Veriut dhe bllokadës bullgare.
Sot në orën 9.30 kryeministri Kovaçevski duhet të takohet me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel. Takimi u anulua dje për arsye personale të kryetarit të KE. Me Mishelin kryeministri do të bisedojë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe bllokadën e Bullgarisë në Këshillin e BE-së.
Bashkimi Evropian shpreson se deri në fund të presidencës franceze me BE-në, më 30 qershor, do të zhbllokohet kontesti mes Shkupit dhe Sofjes dhe me këtë do të mundet përfundimisht të fillojnë negociatat e vonuara për anëtarësimin me Maqedoninë e Veriut, por edhe me Shqipërinë për çfarë një numër i madh i vendeve anëtare të BE-së nuk duan të japin dritë të gjelbër pa Maqedoninë.
Roli i Mishelit si kryetar i Këshillit Evropian dhe bashkëbisedues i drejtpërdrejt i shefave të shteteve dhe qeverive mund të ndihmojë në këtë proces. Misheli gjithashtu është bashkëpartiak dhe i afërt me kryeministrin francez Emanuel Makronin. Me Mishelin priten bisedime edhe për çështjet rajonale.
Pastaj Kovaçevski do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fond der Lajenin, Komisioni Evropian vazhdimisht vendeve të BE-së u rekomandon që sa më shpejt t’i fillojnë negociatat mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Komisioni konsideron se Maqedonia e Veriut vite me radhë i përmbush të gjitha kushtet dhe kërkon nga Sofja dhe Shkupi që sa më shpejt të gjejnë një zgjidhje të pranueshme reciproke që të hiqet bllokada e Bullgarisë.
Gjatë ditës së djeshme kryeministri Kovaçevski iu përkushtua sigurisë dhe NATO-s. Ai u takua me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenbergun, nga i cili mori vlerësime për kontributin e sigurisë së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Maqedonia e Veriut iu bashkua NATO-s para thuajse dy viteve, ju u dëshmuat si partner mjaft i vlerësuar, stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të madhe për NATO-n dhe i përshëndesim angazhimet e juaja për promovimin e sigurisë, stabilitetit dhe progresit në rajon, kjo e përfshin edhe pjesëmarrjen tuaj në misionin paqeruajtës në Kosovë”, deklaroi Stoltenberg pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski biseduan për situatën në kufirin e Rusisë me Ukrainën.
NATO konsideron se prania e rritur e ushtrisë ruse në kufirin me Ukrainën arriti 100 mijë trupa, ndërsa është vërejtur edhe “lëvizje e madhe e forcave ushtarake ruse në Bjellorusi”.
“Ky është sistemimi më i madh rus që nga Lufta e ftohtë”, deklaroi Stoltenberg në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski.
Në këtë kontekst, sekretari i përgjithshëm porositi se Aleanca Veriatlantike “vazhdon të kërkojë përshkallëzim” nga Rusia dhe paralajmëroi se çdo “agrsion plotësues rus do të ketë pasoja serioze dhe çmim të rëndë”.
Njëkohësisht, Stoltenberg porositi se NATO dëshiron të angazhohet në dialogun me Rusinë, prejse Aleanca dërgoi seri propozimesh për qetësim të tensioneve te autoritetet ruse.
“Por, NATO nuk do të bëjë kompromis për parimet e tij themelore: e drejta e çdo kombi ta zgjedhë rrugën e tij dhe aftësia e NATO-s t’i mbrojë aleatët e tij, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm.
Dje SHBA-ja dërgoi përforcim ushtarak në Evropën lindore – Gjermani, Poloni dhe Rumani, në shenjë gatishmërie të përgjigjet në aksionin rus në Ukrainë.
Stoltenberg e përshëndeti vendimin e SHBA-së dhe e quajti “sinjal i fuqishëm i përkushtimit të SHBA-së”.
“Gjithashtu po shqyrtojmë sistemimin e trupave plotësues luftarak të NATO-s në pjesën juglindore të Aleancës”, deklaroi shefi i Aleancës Veriatlantike.
Kovaçevski nga ana e tij dha mbështetje për punën e Aleancës në lidhje me Rusinë dhe Ukrainën, duke theksuar se pikërisht politika e dyerve të hapura të NATO-s i mundësoi Maqedonisë së Veriut të bëhet vend anëtar.
“E mbështesim propozimin e NATO-s për mbledhje tematike me Rusinë në lidhje me gjendjen e marrëdhënieve të sigurisë evropiane me fokus të Ukrainës dhe transparencës, zvogëlimin e rrezikut dhe kontrollin e armëve. Tërësisht e mbështesim sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial në kufirin e pranuar ndërkombëtar”, deklaroi dje Kovaçevski pas takimit me Jens Stoltenbergun.
Kovaçevski dje gjithashtu realizoi takim me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecollën.

