Dita botërore e luftës kundër SIDA-s: Në Maqedoninë e Verut, 506 poersona jetojnë me HIV-SIDA
Shkup, 1 dhjetor – Në botë dhe tek ne sot shënohet 1 Dhjetori – Dita botërore e SIDA-s. Sipas të dhënave nga Instituti për shëndet publik (ISHP), në pajtim me evidencën ekzistuese të rasteve të paraqitura, përfundimisht me 31 dhjetorin të vitit 2023, numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV-SIDA në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për periudhën 1987-2023, është 631, ndërsa prej tyre në pajtim me të dhënat, me të cilat disponon ISHP, 125 persona kanë vdekur, ndërsa 506 jetojnë me HIV-SIDA.
Në buletinin e sëmundjeve infektive nga 9 nëntori i këtij viti, ISHP publikoi se gjatë muajit tetor kanë arritur paraqitje për katër persona të saporegjistruar me HIV-SIDA.

Nga analiza e paraqitjeve të arritura vërehet se personat janë të moshës prej 25-54 vjeçare, ndërsa tre persona janë të gjinisë mashkullore.
Shoqata për përkrahje të njerëzve që jetojnë me HIV – “Së bashku më të fuqishëm” dhe Platforma e organizatave qytetare që zbatojnë programe për parandalimin dhe përkrahjen lidhur me HIV, me rastin e 1 Dhjetorit – Ditës botërore të SIDA-s organizon konferencë për mediume, ku fjalime do të mbajnë Andrej Senih, drejtor ekzekutiv i Shoqatës, Elizabeta Bozhinovska, u.d. drejtoreshë e HERA-s dhe Hajdi Shterjova Simonoviq, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës HOPS.

