Disa viktima nga të shtënat në Kanada

Disa persona janë vrarë në të shtënat masive që ndodhën sot në provincën kanadeze Kolumbia britanike, njoftuan mediat lokale.
Policia paraprakisht dha paralajmërim urgjent për të shtëna të shumëfishta në qytetin Lengli dhe kërkoi nga banorë të jenë të kujdesshëm dhe më larg rajonit ku ka ndodhur incidenti.
“Më shumë skena me të shtëna në qendër të Lenglit me një incident në rajonin më të gjerë të qytetit me viktima midis kalimtarëve të rastit”, thuhet në paralajmërimin e dërguar në telefonat celularë në Kolumbinë britanike.
Zëdhënësi i policisë kalorsiake kanadeze për televizionin kanadez Si-Bi-Si deklaroi se disa persona janë vrarë, por nuk saktësoi se sa.
Sipas televizionit, viktimat kanë qenë të pastrehë. Megjithatë policia nuk e kumtoi këtë informacion.