Disa trupa ruse refuzojnë t’i binden urdhrave të komandantëve, thotë zyrtari amerikan

Shtetet e Bashkuara kanë ardhur deri tek disa dokumente që thonë se disa trupa ruse në Ukrainë nuk po u binden urdhrave të komandantëve, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane.

SHBA beson se trupat ruse dhe “oficerët e klasës së mesme në nivele të ndryshme, madje deri në nivelin e batalionit” po refuzojnë t’i binden urdhrave që të marshojnë përpara në ofensivën e re në Donbas të Ukrainës, tha zyrtari.

Këta zyrtarë “ose kanë refuzuar t’i binden urdhrave ose nuk po u binden atyre me të njëjtën masë lakmie që pritet prej një oficeri”, tha zyrtari amerikan, raporton theguardian.

Kjo ka bërë që shumë gjeneralë të lartë të marrin pjesë drejtpërdrejt në pushtimin e shtetit ukrainas, ku deri më tani raportohet se shtatë prej tyre kanë humbur jetën.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.