Disa rrugë në Shkup sot pa ujë
Shkup, 4 mars – Ndërprerje të furnizimit me ujë sot nga ora 9 do të kenë shfrytëzuesit nga rrugët “Kosta Novakoviq”, “Pandil Shishkov”, “M. Sh. Sharllo”, “Franjo Kluz” dhe pjesë e “23 Tetorit” (zona e lartë).
Siç kumtoi NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup, ndërprerja është për shkak të ndërtimit të ujësjellësit f-150 në rrugën “Kosta Novakoviq” nr.17.
Po ashtu, nga ora 9 pa ujë do të jenë edhe shfrytëzuesit nga rruga “Fjodor Dostojevski” për shkak të ndërtimit të ujësjellësit f80 mm në “Fjodor Dostoevski” numër 28.
Në periudhën prej orës 10 për shkak të ndërrimit të ventilit nga F-2 cola në rrugën “Nikolla Tesla” numër 16, pa ujë do të mbesin shfrytëzuesit nga kjo, si dhe një pjesë e rrugës “Rugjer Bokovi”.
Shfrytëzuesit do të mbeten pa ujë deri në përfundimin e ndërhyrjeve.

