Dimovski – Xhaferi: Miratim me kohë i të gjitha ligjeve me të cilat përmirësohen të drejtat e punëtorëve
Shkup, 25 shkurt – Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) Darko Dimovski realizoi takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Dimovski, siç njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, Xhaferit ia shprehu falënderimin e punëtorëve për reagimin e tij të shpejtë sa i përket parashtrimit të iniciativë së LSM-së për propozimin e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pagën minimale deputetëve në afat prej tre ditëve nga pranimi i iniciativës në Kuvend, si dhe për rolin e tij aktiv në drejtim të përmirësimit të të drejtave të punëtorëve dhe rritjen e pagave të punëtorëve.
“Përfundim i përbashkët ishte se bashkëpunimi i të dyja institucioneve, Kuvendit dhe LSM-së në periudhën e ardhshme do ta ndërtojmë edhe bazojmë të bashkuar me qëllimin e njëjtë për miratim me kohë të të gjitha ligjeve me të cilat përmirësohen të drejtat e punëtorëve”, bëhet e ditur në kumtesë.

