Dimovski i ASK-së: Maqedonia është e ekspozuar në interesa të vazhdueshme zbuluese

Shkup, 10 mars – Maqedonia është e ekspozuar në interes të vazhdueshëm zbulues, veçanërisht nga vendet të cilat nuk janë pjesë e NATO-s dhe BE-së, ndërsa lufta në Ukrainë edhe më tej do të komplikojë gjendjen e sigurisë në vendin tonë.

Ky është vlerësimi i njeriut të parë të ASK-së, Viktor Dimovski në kushte të lëvizjeve tektonike gjeopolitike të inicuara nga Rusia, transmeton Zhurnal.

Ai thotë se si institucion i ndjekin të gjitha rreziqet e sigurisë sepse ekziston rrezik nga pasoja të rënda në karakter politik, ekonomik dhe social në të gjitha vendet evropiane.

Anëtarësimi në NATO jep një siguri të caktuar dhe siguri por profesori Marjan Gjurovski konsideron se duhet shumë më thellë t’u kthehemi edhe reformave të brendshme, duke cekur edhe sulmet hibride nga shërbimet ruse. Në këtë drejtim, siç tha, mirë është që partitë politike janë të bashkuara në qëndrimin ndaj Federatës Ruse.

Profesori Trajan Gocevski i cili njëherit është edhe anëtar i Këshillit të Siguris në KB, në analizën e tij për ngjarjet në Ukrainë tha se do të përfundojnë atëherë kur njëra palë do të tejkalojë pragun e kolapsit ekonomik.

Këto qëndrime u shpalosën në korniza të promovimit të librit universitar “Bazat e siguris- qasje konceptuese të sigurisë” të profesorit Gjurovski.//Zhurnal.mk