Dimitrovski: 31 milionë euro për Programin IPA 2021-2027 nga BE-ja

Shkup, 11 mars – Programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për periudhën e tretë programuese IPA 2021-2027 sot u konfirmua nga Grupi i Përbashkët i punës në punën e së cilit marrin pjesë përfaqësues të ministrive kompetente nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Siç informon Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në fazën finale të saj Programi do të dorëzohet në miratim final në Bruksel, pas çka që do të mund të fillojë implementimi i saj përmes financimit të projekteve të përbashkëta midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zoran Dimitrovski e përshëndetë përkushtimi e institucioneve kompetente prej dy vendeve gjatë përgatitjes së Programit. Dimitrovski e potencoi rëndësinë e Programit për qytetarët e të dyja vendeve.

“Programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë na jep në dispozicion 31 milionë euro nga Bashkimi Evropian me të cilët mund të realizojmë projekte të rëndësishme në të dyja vendet, si edhe një projekt strategjik, vendkalimin kufitar Klepalo, për çka janë rezervuar rreth 10 milionë euro”, tha Dimitrovski.

Miratimi i programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nga Komisioni Evropian është kusht për fillimin e implementimit të saj.

Publikimi i thirrjes së parë publike për projekte në tri fusha prioritare planifikohet për vitin e ardhshëm 2023, menjëherë pas miratimit dhe vendosjes së strukturës institucionale për zbatimin e Programit për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për periudhën deri në vitin 2027.